SHBA stërvitje me Vietnamin në detin e Kinës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vietnami po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në detin jugor të Kinës, një shenjë kjo e përmirësimit të marrëdhënieve ushtarake mes dy ish-armiqve. Aktivitetet që do të zgjasin gjatë gjithë javës janë përqendruar kryesisht në taktikat joluftarake dhe zhvillohen në kuadër të 15 vjetorit të vendosjeve të marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Hanoit.
Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se kjo stërvitje mund të acarojë Kinën, e cila ka pasur konfrontime me Vietnamin për kontrollin e disa ishujve në zonë.
SHBA-ja e ka përshkruar stërvitjen si "një seri aktivitetesh detare" të përqendruara tek kontrolli i dëmeve dhe operacionet e kërkim shpëtimit.
Marina amerikane priti ditën e diel ushtarakët e lartë vietnamezë në anijen luftarake "George ëashington", e cila kthehej nga një stërvitje në detin e Japonisë me Korenë e Jugut, që kishte acaruar atë të Veriut.