E Diel, 1 Nëntor 2026

PSE Liberalizimi i vizave nuk eshte sukses i qeverise por i shqiptareve

Bruksel 8 tetor NOA - Partite Socialiste Europiane PSE kane pershendetur sot miratimin e vendimit per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen nga Parlamenti Europian.

Ne nje deklarate zyrtare te grupit te partive te majta ne Europe theksohet se heqja e vizave do u krijoje mundesine shqiptareve dhe boshnjakeve qe te njohin pjesen tjeter te Europes dhe te jene qytetare te saj.

Jam i lumtur qe qytetaret shqiptare me ne fund mund te bashkohen me pjesen tjeter te kontinentit europian dhe te jene ne gjendje te udhetojne te lire ne vendet e Bashkimit Europian tha kreu i Task-Force te PSE per Ballkanin Perendimor Kristian Vigenin ne nje koment per vendimin e djeshem te PE-se.

Ne deklaraten e PSE theksohet gjithashtu se liberalizimi i vizave eshte nje merite e qytetareve shqiptare dhe jo e qeverise apo nje force te vetme politike.

Une jam i kenaqur qe shtetasit shqiptare do te ribashkohen perfundimisht me pjesen tjeter te kontinentit evropian dhe do te jene ne gjendje te udhetojne lirisht ne Bashkimin Evropian. Une do te doja te theksoja se kjo vote eshte nje po per popullin shqiptar e jo per qeverine e tanishme shqiptare tha Vegein.

Perfaqesuesi i PSE-se ka theksuar dhe rolin e Partise Socialiste Shqiptare bene kete proces duke nenvizuar kontaktet e vazhdueshme qe ka pasur per kete ceshtjet nga selia roze.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›