Muler Statusi kandidat sda qe permban kushtet me te veshtira

Europa e cila ka vendosur dje qe ti hape shqiptareve driten jeshile qe te levizin te lirshem ne vendet e listes Shengen i ka kujtuar Tiranes zyrtare qe te mos entuziazmohet dhe ta paraqese vendimin e Parlamentit Europian si nje carta biancha per te qeverisur lirisht por per te permbushur detyrimet e kerkuara nga Brukseli te cilat jane te veshtira. Kete deklarate e ka dhene dje ne Tirane nje nga perfaqesueset diplomatike te nje nga vendeve me te rendesishme te Bashkimit Europian. Ka qene ambasadorja e Gjermanise ne Shqiperi zonja Carola Muler e cila pasi ka pershendetur vendimin e Parlamentit Europian beri te ditur se sfida per Shqiperine nga sot e tutje eshte zbatimi i kushteve per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Vendimi i Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave eshte nje zhvillim pozitiv per Shqiperine. Megjithate me duhet tju kujtoj se tashme sfida e vertete eshte kalimi ne statusin si vend kandidat i Bashkimit Europian. Nese liberalizimi i vizave eshte i lidhur me kushtet teknike qenia si kandidat kerkon shume pune ne aspektin administrativ dhe ndermarrjes se shume reformave deklaroi zonja Muler pak momente pas vendimit te Parlamentit Europian ne nje takim me gazetare. Kryediplomatja e Berlinit zyrtar i ka kujtuar autoriteteve shqiptare se kriteret per statusin jane te lidhura me pika qe mund te mos jene shume te kendshme dhe qe prekin nder te tjera te drejten e sovranitetit te vendit tuaj por dhe jane shume detyra te veshtira sikurse e kane kaluar vendet e tjera para anetaresimit. Ashtu si vendet e tjera edhe Gjermania e ka mbeshtetur Shqiperine me projekte te ndryshme pjesa derrmuese e te cilave lidhen me perafrimin e legjislacionit te vendit tuaj me ate te BE-se. Ne kuader te projekteve qe zhvillohen me siglen e Tetorit Gjerman ambasadorja vuri ne dukje projektet e financuara nga qeveria e saj dhe me evenimentet qe do te zhvillohen gjate ketij muaji kryesisht kulturore ne te gjitha qytetet e Shqiperise.
Statusi kandidatNe fakt dhenia e statusit kandidat per Shqiperine eshte faza me e rendesishme politikisht edhe pse liberalizimi i vizave perben nje ngjarje historike dhe te kerkuar nga shqiptaret. Kjo sepse vendimi per marrjen e ketij statusi e fut Shqiperine politikisht dhe faktikisht ne paradhomen e Europes politike. Por qe te merret ky vendim kerkohen disa hapa pak me shume sesa ata qe u ndermoren per liberalizimin e vizave. Ne radhe te pare do te duhet qe Komisioni Europian te paraqese para Ministrave te Jashtem te 27 vendeve te BE-se opinionin per Shqiperine. Ky opinion pritet te dorezohet ne muajin nentor por data ende nuk eshte percaktuar qarte. Per kete stad kyci i dhenies se vendimit pozitiv eshte zbatimi i te ashtuquajturit kriteri i Kopenhages. i cili shkoqur do te thote kushtet politike sipas te cilave renditen funksionimi i plote i demokracise ruajtja e institucioneve te pavarura dhe pavaresia e sistemit gjyqesor. Nderkaq ne kete aspekt futen edhe ceshtje te tjera sic jane te drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve. Si hapa per dhenien e ketij vendimi do te duhet qe te shprehet Komisioni Europian me ane te opinionit i cili do ti paraqitet Keshillit te Jashtem te BE-se. Per kete aspekt Shqiperia ka marre nga Brukseli nje pyetesor qe shtronte para qeverise shqiptare rreth 2 mije pyetje pa perfshire nenpyetjet. Sipas zyrtareve te Brukselit i pari qe mund te perfitoje nga statusi i vendit kandidat do te jete Mali i Zi i cili e ka kaluar i pari stadin e pyetesorit dhe verifikimit te procesit te zbatimit te pyetjeve. Per Shqiperine vendimtare do te jete jo vetem zbatimi i kushteve te kriterit ekonomik por edhe te drejtave te njeriut por ne krye qendron kriteri i Kopenhages.