PSE: Pretendimet e PS, legjitime

Partia Socialiste Evropiane, e cila eshte mbledhur per nje samit ne Prage dhe ku eshte i pranishem edhe kryetari i PS Edi Rama, ka shprehur mbeshtetjen e saj ndaj opozites ne Shqiperi.
PSE ka dale me nje qendrim unik per situaten ne vend, duke shprehur shqetesimin per funksionimin e shtetit te se drejtes.
“Ne vend duhet te vendoset demokracia dhe pretendimet e PS per parregullesi ne zgjedhje duhet te mbeshteten. Per zgjedhjet duhet transparence e plote”, thuhet ne nje komunikate.
Ne te theksohet me tej se kryeministri duhet te gjeje nje zgjidhje qe t’i jepet fund krizes politike dhe qe PS te kthehet ne Kuvend.