E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG e gjen pasuesin e Ancelottit

Pas refuzimit të Andre Villas Boas, Fabio Capellos dhe së fundmi Frank Rijkaard, skuadra e Paris Saint Germain është në kërkim të pasuesit të italianit Carlo Ancelotti, i cili do bëhet pjesë e Real Madrid.
Siç bën të ditur portali francez "le10sport.com", sheikët kanë zgjedhur ish-trajnerin e Francës, Laurent Blanc.

Teksa tekniku francez është në bisedime edhe me skuadrat e tjera, kryesisht në Itali, PSG-ja thuhet se ka arritur akordin për një kontratë njëvjeçare.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›