"Marcelo mbrojtësi më i mirë në botë"

Ish ylli i Real Madridit, braziliani Roberto Carlos ka thënë se Marcelo është mbrojtësi më i mirë në botë. Carlos tha se nuk njeh aktualisht në botë ndonjë mbrojtës më cilësor se Marcelo.
"Unë nuk kam asnjë diskutim. Marcelo është mbrojtësi më i mirë në botë. Ai është një lojtar eksploziv që mbulon të gjitha hapësirat në fushë duke qenë gjithmonë i suksesshmë. Brazili ka një përparësi të madhe që ka në skuadër një lojtar si ai" ka thënë Carlos./Indeksonline/