Spanjë-Tahiti, JO, ka edhe më keq

Tahiti është skuadra që ka pësuar humbjen më të thellë në historinë e Kupës së Konfederatave. Por në futboll janë regjistruar edhe disa humbje më të thella se sa ajo e djeshme ku Spanja fitoj me rezultat 10 me 0.
Në vitin 2001, Australia e kishte mposhtur Samoan Amerikane me rezultat 31 me 0. Në vitin 2006, Gjermania e kishte fituar ndeshjen me San Marinon me rezultat 13 me 0.
Fitore të thellë kishte arritur edhe Iran me Maldiviet me rezultat 17 me 1. Në shtator të vitit 2011 Holanda kishte arritur të fitoj ndeshjen me San Marinon me rezultat 11 me 0./Indeksonline/