PSG e kalon Realin për Bale

Parsi Saint Germain është bërë rival i fortë i Realit në garën për të transferuar Gareth Bale. Sipas mediave angleze e franceze, PSG ka gati një ofertë të madhe për yllin e Tottenhamit. Sheiku i skuadrës i ka ndarë 85 milion funta për yllin uellsian.
Por jo vetëm kaq, PSG dëshiron që bashkë me Bale të sjellë në skuadër edhe trajnerin e Tottenhamit, Andres Villas Boas.
Trajneri portugez vlerësohet si pasardhës i Ancelottit dhe marrëveshja me të do të lehtësonte edhe blerjen e Bale./Indeksonline/