PSG-ja futet në lojë për Kavanin, ofron 58 milionë euro
Pazari i Edinson Kavanit ka filluar të rritet dhe duket se shumë shpejt dëshira e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentis do të plotësohet, edhe pse nuk heq dorë nga kërkesa prej 63 milionë eurosh për sulmuesin uruguaian. Kjo shifër korrespondon me klauzolën e El Matador për të prishur kontratën me nënkampionët e italisë. Sipas lajmeve të fundit, PSG-ja ka bërë përpara, duke rritur ofertën dhe ofruar 58 milionë euro për Kavanin.
Nëse kjo ofertë do të konfirmohet nga klubi i Napolit, do të jetë më e larta për Kavanin, për të cilin Çelsi ka ofruar 53 milionë euro dhe vendosur pagën prej 8.5 milionë në sezon për 5 vite qëndrimi në “Stamford Bridge”. Por edhe kjo ofertë duket shumë larg klauzolës prej 63 milionë eurosh, të cilën presidenti i Napolit, De Laurentis kërkon ta respektojë me çdo kusht. Ndërkohë, shtypi italian bën të ditur se verën e kaluar presidenti dhe futbollisti kanë rënë dakord që këtë verë Kavani do të përfundonte në merkato dhe për këtë arsye sulmuesit nuk i ka pëlqyer shumë mënyra se si po trajtohet nga klubi i Napolit, që kërkon të plotë shumën e 63 milionë eurove të klauzolës në kontratë.
(d.b/EduartIlnica/BalkanWeb)