Transferimi i Facebook, paga mesatare 168 mijë dollarë në vit
Një qytet i quajtur Facebook. Transferimi i rrjetit social në San Mateo e ka bërë atë kontenë më të paguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një pagë mesatare prej 168,000 dollarë në vit.
Kompania Facebook ka bërë që rroga e një jave të arrijë në 1,677 dollarë në javë në Silicon Valley, aty ku ndodhe tashmë zyrat qëndrore të rrjetit social më të famshëm në botë.
Që kur kompania u transferua në San Mateo të Kalifornisë, në fund të 2001, kjo konte ka arritur të bëhet më e paguara në SHBA. Shifrat Byroja e Statistikave të Punës tregojnë se pagat në San Mateo, ku ndodhen zyrat e FB janë rritur me 107 % në tremujorin e fundit të 2012-ës. Kjo rritje e do të thotë që tani rrogat në këtë konte janë më shumë se 1 mijë dollarë më të larta se sa vendi I dytë në renditje, Manhatani dhe Nju Jorku. Edhe pse kjo byro nuk ka publikuar arsyet e kësaj rritje të jashtëzakonshme, kjo gjë koinçidon me transferimin e Facebook në këtë konte.
Veç kësaj, kjo zhvendosje ka nxitur edhe kompani të tjera të transferohen në këtë konte. Edhe punësimi është rritur gjithashtu me 3.6 % gjatë viteve 2011-2012 çka koinçidon saktësisht me transferimin e Facebook. Kompania shpenzoi 1 vit kohë për tu transferuar në kampusin e ri prej 75 hektarësh të cilin e ka marrë me një qera 15 vjeçare, me opsionin që mund ta blejë pas 5 vjetësh, çka do të thotë se Facebook mund të qëndrojë përgjithmonë në San Mateo. Në 5 vitet e fundit, stafi I Facebook është rritur me 50 % në vit dhe aktualisht në Menlo Park punojnë 6,600 vetë.
(d.b/BalkanWeb)