E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSHDK e pakënaqur me të arriturat në Kosovë

Partia Shqiptare Demokristiane, në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovë, përmes një kumtese për medie, thekson se përkundër të arriturave të pakta që pakta që i ka vërejtur, thekson se mbetet ende vend me probleme të thella, që nga brishtësia e institucioneve, deri tek çështjet delikate politike, siç janë bisedat me Serbinë, fati i të pagjeturve, demokracia jo e shëndoshë dhe problemet gjithnjë e më akute sociale.

Institucionet e vendit, edhe pse kanë marrë shumicën e kompetencave nga Bashkësia Ndërkombëtare, nuk kanë arritur që të ushtrojnë sa duhet përgjegjësitë e tyre në çështjet vitale që lidhen me fatin e vendit dhe të qytetarëve të tij.

Prandaj, këto pesë vite, kemi humbur shansin për liberalizmin të vizave dhe po ashtu kemi krijuar një imazh jo pozitiv para botës perëndimore, prej së cilës presim integrime dhe investime. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›