E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet dekorimi i atdhetarit Mulla Iljaz Spahiu- Broja

Deputeti nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, i ka adresuar një kërkesë presidentes së vendit Atifete Jahjaga për dekorimin e atdhetarit dhe veprimtarit Mulla Iljaz Spahiu- Broja.

“Ai ishte pjesëmarrës dhe mbështetës i pakursyer i udhëheqësit të forcave atdhetare nacionaliste gjatë luftës së Dytë Botërore, heroit Shaban Polluzha”, thuhet në kërkesën e Haradinajt.

Sipas tij, figura e Mulla Iljaz Spahiu-Broja, konsiderohej se e meriton respektin dhe vlerësimin tonë institucional, dhe do t’ju isha mirënjohës po që se do të procedonit dhe do të vendosnit për dekorimin e tij, thuhet mes tjerash në këtë kërkesë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›