E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, transporti i municioneve pa urdhër

Transportimi i municioneve për llogari të firmës private në Gërdec është bërë me urdhër verbal nga drejtuesi i firmës MEICO. Kjo është dëshmia që ka dhënë para togave të zeza të Gjykatës së Tiranës specialisti i transportimit të municioneve në brigadën logjistike, Lavdërim Cota. Gjatë dëshmisë së tij ai ka pohuar se janë transportuar municione për në fabrikën e demontimti të armëve dhe duke pohuar se transporti është bërë falas si dhe nuk ka pasur asnjë grafik si dhe asnjë urdhër të shkruar, por gjithçka ka qenë me porosi verbale duke lënë të nënkuptohet se ka qenë me anë të telefonit. Sipas tij drejtues të MEICO-s urdhëronin transportin e një sasi municioni për llogari të firmës private në Gërdec, dhe madje kjo firmë ka kërkuar më shumë municione se sa ishte parashikur. Ndërkohë pas dëshmisë së ushtarakut, kanë pasuar edhe dëshmi të tjera të kolegëve të tij. Ndërkohë nga 7 dëshmitë të cilët ishin thirrur nga akuza vetëm katër janë paraqitur, në të gjitha seancat gjyqësore të zhvilluara në gjykatën e kryeqytetit në ngarkim të 29 të pandehurëve. Deri tani kanë dëshmuar 102 dëshmitarë nga 300 që prokuroria ka në listën e saj për këtë dosje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›