E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Pjesëmarrja në votime për Kongresin, maksimale. Liria në partinë tonë, e madhe

Share

Partia Socialiste vlerëson se pjesëmarrja e anëtarëve të saj në zgjedhjet për delegatët e Kongresit ka qënë maksimale. Një ditë pas përfundimit të votimit ku u zogjodhën 344 delegatët të cilët do të marrin pjesë në Kongresin e PS-së që do të zhvillohet më 5 nëntor, sekretari organizativ në PS Blendi Klosi ka deklaruar se zgjedhjet u karakterizuan nga liria dhe demokracia që mbizotëron brenda Partisë Socialiste.

57 mijë e 140 anëtare të Partisë Socialiste u shprehën me votën e tyre për zgjedhjen e kongresit. Shifrat e djeshme vlerësohen se 85 përqind e anëtarëve kanë marrë pjesë në votime pra është një shifër maksinale ka theksuar Klosi.

Ai gjithashtu ka ironizuar edhe zërat kundër në PS të cilat theksojnë se brenda Partisë Socialiste nuk ka liri të fjalës.  Kjo është demokracia e PS-së. Nga 344 delegatët e saj mbi 40 përqind janë gra dhe vajza. Kush ankohet për mungesë lirie nuk di ç’të bëjë me lirinë ka shtuar Klosi.
Klosi shtoi se Kongresi i sapozgjedhur ka një mandat të fortë për të berë zgjedhjet e duhura politike, ka barrën e rëndë të vënies së mandatit të vet në shërbim të shqiptarëve

Kjo tha ai, në mbështetje të palëkundur të interesave të shqiptarëve të marrë peng nga pushteti i korrupsionit dhe i plehrave që po mbysin vendin tonë.

Partia Socialiste votoi të shtunën sipas parimit “një anëtar një votë” për delegatët e Kongresit që do të mbahet në datë 5 nëntor./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›