E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas për vdekje 56-vjeçarin, pranga shoferit

Automjeti që shkaktoi aksidentin

Një 56-vjeçar u aksidentua për vdekje mbrëmjen e kaluar në aksin Gjirokastër-Tepelenë.  Sipas policisë, Flamur Hajdini, 56 vjeç, ka qenë duke kaluar nga njër krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga automjeti që drejtohej nga Eneid Hoxha.

Si pasojë e përplasjes, Hajdini ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vend ii ngjarjes, për tu vetëdorëzuar në polici disa orë më pas.

Pas hetimeve, policia konstatoi se aksidenti ka ardhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i mjetit, i cili është vënë në pranga për veprën penale të Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›