Kryeministri: Çështjen e sheshit, nuk mund ta bëjmë si kutitë

Tiranë, 9 prill, NOA Update Ndërtimi i sheshit Skënderbej nuk mund të degradojë si debati për kutitë e votimit nga ana e kryebashkiakut Rama, porse duhet të përfshihet në një debat të gjerë për të gjetur zgjidhjen e duhur.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha, i cili ka hedhur idenë e zhvillimit të debateve dhe diskutimit për realizimin e këtij projekti gjatë një konference për shtyp.
Ndërtimi i këtij sheshi duhet të jetë objekt i diskutimit të lobingjeve dhe grupimeve më të specializuara dhe i studiove, të cilat duhet të thonë që të gjitha fjalën e tyre, tha kreu i qeverisë.
Ky plan duhet ti nënshtrohet diskutimit të qytetarëve të Tiranës, sikundër edhe duhet ti nënshtrohet diskutimit në qarqet akademike dhe mediatike në vend, pasi debatet e deritanishme kanë treguar mungesë të plotë transparence, theksoi Berisha.
n.e/NOA