E Diel, 1 Nëntor 2026

Var veten në qeli, u akuzua se nxiti vetëvrasjen e gruas

Besnik Hasa mbahej ne dhomat e paraburgimit me akuzen per nxitje te vetevrasjes se bashkeshortes se tij Elizabeta Hasa. Ai u vetevar me carcaf ne momentin qe ishte vetem ne qeli. Mbeten jetime 4 femijet e vegjel 

TIRANE-Var veten në qelitë e burgut 313 një i dënuar me akuzën për nxitje të vetëvrasjes së bashkëshortes se tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e paradites. 44 vjecari Besnik Hasa u vetëvar me carcaf në krevatin e qelise se tij. Mesohet se i denuari ka shfrytezuar momentin per te kryer aktin kur ndodhej i vetem në qeli. Ai eshte gjetur në momentet e agonisë nga rojet e burgut, të cilët e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Por pavaresisht përpjekjeve te bluzave te bardha per ta mbajtur ne jete, 44 vjecari nuk ka mundur te mbijetoje. Besnik Hasa mbahej ne dhomat e paraburgimit me akuzen per nxitje te vetevrasjes se bashkeshortes se tij Elizabeta Hasa.

Ngjarja ndodhi më 7 janar të këtij viti. Sipas policisë, bashkëshorti ka deklaruar se nuk ka ndier asgjë në dhomë, ndonëse e shoqja ishte çuar nga krevati në mes të natës. Kishte marrë një shall të leshtë në dollap. E kishte lidhur në një ganxhë mbi dritaren nga brenda dhomës së gjymit. Me shallin kishte formuar një lak dhe me të kishte realizuar vetëvarjen. Besniku pretendon se është zgjuar rreth orës 2:00 pas mesnate duke gdhirë dita e hënë, dhe e ka gjetur të vetëvarur. Ai ka lajmëruar të vëllanë që jeton në banesën pranë dhe policinë për ngjarjen.
Katër muaj më pare para se të vetëvritej, Elisabeta kishte denoncuar në Komisariatin numër 5 të Policisë së Tiranës se ndaj saj ushtrohej dhunë në mënyrë sistematike, duke kërkuar mbrojtje të menjëhershme. Por, ndërsa policia kishte nisur procedurat për marrjen në mbrojtje të 27-vjeçares, ajo vetë ka tërhequr denoncimin duke deklaruar se ishte pajtuar me të shoqin.
Keqtrajtimet sistematike përveçse e bënë viktimë gruan, hodhën në krahët e fatkeqësisë 4 fëmijët e vegjël 7-13 vjeç, të mbetur jetimë dhe pa asnjë të ardhur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›