E Diel, 1 Nëntor 2026

PSY i “Gangnam Style”, nuk vjen në Tiranë, shtyhet performanca

TIRANE - Këngëtari koreano-jugor “PSY”, i cilësuar si “fenomen” në televizionet muzikore dhe internet, nuk ka performuar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, siç ishte paralajmëruar.

Një nga klubet e natës në Tiranë, kishte lajmëruar se do të sillte më 18 maj këngëtarin e “Gangnam Style”, shoqëruar nga balerinat e videos. Por nuk ndodhi kështu.

“Të dashur miq, për shkak të një eventi të rëndësishëm në SHBA , PSY ka shtyrë datat e Evropës , duke përfshirë këtu dhe datën në Shqipëri. Shumë shpejt do t'ju njoftojmë për datën e re të PSY.” - thuhet në sqarimin e bërë nga organizatorët.

PSY, javë më parë ka publikuar një këngë të re, “Gentleman” e para që prej supersuksesit me “Gangnam Style”, që me 1,5 miliardë klikime është shndërruar në videon më të klikuar në historinë e “YouTube”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›