E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha inauguron sot rrugën Llongo-Koshovicë në Gjirokastër

TIRANË - Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë sot në inaugurimin e rrugës Llongo-Koshovicë me gjatësi 5.3 km dhe 85 milion lekë, e cila lidh Qendren e Llongos me Koshovicën.

Kjo rrugë është financim i OFID dhe qeverisë shqiptare. Gjithashtu pjesë e këtij investimi ka qenë një segment prej 270 m që lidh fshatin Koshovicë me piken kufitare me Greqinë duke ditur që në perspektive do të ketë një pikë kufitare palën greke.

Pas rikonstruksionit të plotë rruga është e pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme inxhinierike, me shtresat asfaltike,  muret mbajtës, bordura bankinat anësore si dhe sinjalistika horizontale dhe vertikale. Pjesë e këtij investimi kanë qenë edhe rikonstruksioni dhe zgjerimi i tre urave të vogla që ndodhen në aksin e rrugës.

Më pas në orën 12:30, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me gazetarët tek Kalaja në Gjirokastër. Ndërsa në orën 19:30 Kryeministri Berisha do të prezantojë kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Gjirokastër.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›