Pronat procedurat e reja te kompensimit
Kompensimi financiar i pronave me fondin e këtij viti do të bëhet nëpërmjet një procedure të re, e cila është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Formula e re, i hap rrugë kompensimit financiar të vitit 2012, i cili është i vonuar, pikërisht për shkak të ndryshimit të strategjisë dhe pritjes për procedurën e re të shpërndarjes. Procedura është e ngjashme me aktet e mëparshme normative për këtë çështje, por është rikonfirmuar edhe njëherë në kuadër të zbatimit të strategjisë së re të kompensimit të pronave. Fondi i përcaktuar në buxhetin e këtij viti për kompensimin e ish pronarëve është 1.8 mld lekë.
Subjekte e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensimin, sipas VKM-së fundit do të kompensohen sipas radhës kronologjike, të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit. Mirëpo vendimi duhet të jetë përfundimtar, i ekzekutueshëm dhe të mos jetë trajtuar asnjëherë më parë për kompensim. Qeveria përcakton që kompensimi të bëhet për pronën e llojit truall, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës, të miratuar sipas vendndodhjes së pronës që kompensohet. Për pronat e njohura për kompensim deri në 1500 metër katror, masa e kompensimit të jetë deri në 200 metër katror. Për pronat e njohura për kompensim mbi 1500 metër katrorë deri në 300 metër katrorë, masa e kompensimit të jetë 300 metër katror. E kështu me radhe. Ndërsa për pronat e njohura për kompensim mbi 10 mijë metër katrorë, masa e kompensimit do të jetë 600 metër katrorë. Qeveria vendosu, subjektet që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006, 2007, 2008, 2009 dhe 2011 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin aktual.