Pa LDK'në proceset s’kanë sukses
_152093_385571.jpg)
“Pa LDK-në asnjë proces nuk mund të mbyllet i suksesshëm. Çdo proces që pretendohet të përmbyllet pa LDK-në do të jetë i lëndueshëm, i diskutueshëm dhe mund të jetë i dështuar. Dialogu gjithmonë duhet të jetë i përgatitur mirë, i qartë dhe transparent, duke vendosur në planë të parë Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haziri për gazetën Epokën e Re.
Haziri e ka parë të arsyeshme dialogimin e drejtpërdrejt mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për procesin e dialogut me Serbinë. Gjithashtu, Haziri ka kërkuar vendosjen e dialogut edhe me partitë tjera politike, si AAK-në dhe Vetëvendosjen, por edhe me shoqërinë civile, në mënyrë që procesi i dialogut të jetë i suksesshëm.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar edhe idenë e fundit rreth mundësisë së koalicionit mes PDK-së dhe AAK-së, duke e quajtur atë si jo funksional.
“AAK-ja edhe në vitin 2008 ka treguar gatishmëri që së bashku me PDK-në të hyjë në një proces qeverisës. Por edhe nëse ndodhë ky koalicion nuk pritet të arrihet funksionalitet”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë që ka përjashtuar çfarëdo lloji mundësie për futjen në koalicion të mundshëm në këtë fazë me PDK-në.
“Në këtë fazë që jemi dhe në këtë ambient që jemi nuk po shohë asnjë fije që mund ta lidhë LDK-në me PDK-në në një koalicion”, ka shtuar, ndër të tjera, Haziri.