Republikanët synojnë votat e hispanikëve

Florida është e prirë të përfshihet nga stuhi të fuqishme në këtë periudhë të vitit, por Partia Republikane në SHBA zgjodhi ta mbajë kuvendin në këtë shtet për të cilin, shumica e analistëve thonë se duhet të fitohet nga kandidati republikan, Mitt Romney në mënyrë që ai të fitojë kundrejt presidentit Barack Obama, në zgjedhjet e 6 nëntorit.
Florida është një shtet i pavendosur, sepse asnjëra parti politike nuk e ka të sigurt fitoren. Në vitin 2008, votat elektorale të Floridas i fitoi presidenti demokrat, Barack Obama, kurse në vitin 2004, i fitoi republikani George W. Bush.
Gati 25 për qind e banorëve të Floridas janë me origjinë hispanike dhe republikanët kanë nevojë për votat e tyre.
Këtë muaj, Romney bëri fushatë në Miami të Floridas me djalin e tij, Craig. Shumë kohë para se Romney të siguronte votat e nevojshme për emërimin e Partisë Republikane dhe para se të zgjidhje Paul Ryan si kandidat për nënpresident, Partia Republikane zgjodhi Tampan si vendin ku do të zhvillohej kuvendi.