Parlamenti i ri me 9 mars nis diskutimi per draftin

Mberrijne 5 studiot e para bashke me moketet. Drafti parashikon prishjen e Piramides
Komisioni i Ligjeve diskuton diten e merkure projektligjin e ri per kompleksin parlamentar. Burime nga Komisioni i Ligjeve pohojne se drafti i bere gati tashme parashikon proceduren e plote ligjore qe do te mundesoje ngritjen e kompleksit te ri parlamentar atje ku sot eshte Piramida. Pikerisht per kete arsye ne projektligj parashikohet prishja e Piramides. Relatore per kete draft eshte deputetja demokrate Arenca Trashani. Ka nisur nderkohe edhe mberritja e pare e studiove te cilat kane shprehur interes per tu bere pjese e gares. Dje kane mberritur 3 studiot e para ndersa sot mberrijne edhe dy te tjera.
Projektligji
Shembja e Piramides tashme eshte nje vendim i percaktuar i cili do te ligjerohet nepermjet projektligjit te ri qe do te diskutohet ne Kuvend. Komisioni i Ligjeve do te marre ne shqyrtim pas dy ditesh pikerisht draftin per kompleksin e ri parlamentar ku nder te tjera parashikohet dhe prishja e Piramides. Drafti parashikon ne menyre te detajuar gjithe masat ligjore qe duhen ndermarre per kete proces. Argumentet ne mbrojtje te tij do te jepen nga ligjvenesja demokrate Arenca Trashani. Por nderkohe kane mberritur edhe studiot e para per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Deri tani kane sjelle projektet e tyre studio prestigjioze nga Gjermania Britania e Madhe dhe dy nga Italia. Projektet jane bashkekohore perfshijne zyra per deputetet per komisionet e perhershme parlamentare ambiente per gazetaret etj. Ne te gjitha projektet e vecante eshte edhe salla e seancave plenare brenda kompleksit. Te gjitha projektet gjithashtu kane simbolet shqiptare shqiponja dykokeshe. Nderkohe qe te tjera studio pritet te sjellin projektet e tyre edhe ne oret ne vijim me avion nga Rinasi. Maketi i pare i studiove ka ardhur nga Porti i Durresit.
Prishja e Piramides ka sjelle debate te medha ne politiken shqiptare. Pas berjes publik te qendrimit te mazhorances per te ndertuar kompleksin e ri parlamentar pikerisht atje ku sot eshte Piramida opozita reagoi ashper kunder saj. Ne nje mbledhje te Komisionit Shteteror te ngritur pikerisht per kete qellim Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i socialisteve njeheresh kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama debatuan per disa ore. Kryeministri ka thene se vendi ku sot eshte Piramida eshte ambienti me i pershtatshem per te ngritur Parlamentin e ri sepse kjo hapesire eshte kater here me e madhe se Keshilli i Ministrave. Berisha ka theksuar se kthimi i Piramides ne nje parlament te ri per vendin do te zgjidhe me nje kosto 20-30 per qind me te ulet edhe ceshtjen e Pallatit te Drejtesise si edhe ate te teatrit sepse ka shtuar ai rikonstruksioni i godines aktuale te Kuvendit shkonte 25 per qind me shume se ndertimi i godines se re te Parlamentit se bashku me ndertimin e godines se Gjykates se Larte. Berisha kembenguli se Piramida de jure eshte nje mazoleum ndaj dhe mbeshteti arsyetimin per prishjen e objektit ne funksion te ndertimit te kompleksit parlamentar duke i meshuar faktit se nuk mbart asnje vlere historike.
Topi Partite pergjegjesi per mbarevajtjen e zgjedhjeve
Presidenti Bamir Topi beri thirrje dje per rendesine e zgjidhjes sa me shpejt te mosmarreveshjeve politike dhe ruajtjen e qetesise e maturise per zhvillimin me sukses dhe sipas standardeve te duhura demokratike te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Ai u shpreh Edhe ne keto zgjedhje vendore partite politike duhet te mbajne pergjegjesite jo vetem ne drejtim te pergatitjes se infrastruktures zgjedhore por edhe te organizmit se fushates zgjedhore dhe zhvillimit te zgjedhjeve sipas standardeve me demokratike. Topi priti dje zevendespresidenten e Institutit Demokratik Kombetar Amerikan NDI Shari K. Bryan dhe drejtorin Rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore te ketij Instituti Robert Beniamin. Topi beri nje panorame te situates me te fundit politike ne vend dhe afrimit te zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011 si dhe te rendesise se institucioneve te pavarura kushtetuese. Ne kete kuader Presidenti Topi vleresoi rolin e rendesishem qe ka luajtur dhe vazhdon te luaje Institutit Demokratik Kombetar Amerikan ne vendin tone prej 15 vjetesh permes projekteve per zgjedhjet vendore e parlamentare pergatitjen e lidereve te rinj per monitorimin e procesit zgjedhor etj. Nga ana e tyre zevendespresidentja e Institutit Demokratik Kombetar Amerikan NDI Shari K. Bryan dhe drejtori Rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore te ketij Instituti Robert Beniamin shprehen konsiderata per rolin e rendesishem e moderator te Kreut te Shtetit shqiptar si dhe vleresuan mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj nismave te ndermarra nga Instituti Amerikan per demokratizimin e metejshem te institucioneve shqiptare. Zonja Bryan dhe zoti Beniamin e siguruan kreun e shtetit shqiptar se do te vazhdojne te japin kontributin dhe pervojen e tyre institucionale ne dobi te realizimit me sukses te te gjitha aktiviteteve te ardhshme te Institutit amerikan ne vendin tone.