E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe kriza e imazhit

Ish-diplomate kosovare dhe analiste politike theksojne domosdoshmerine per veprime te menjehershme te autoriteteve pergjegjese ne drejtim te permiresimit te imazhit te Kosoves ne bote. Zgjidhja e problemeve te brendshme sipas tyre eshte nje nga menyrat se si mund te behet ky permiresim. Ne te kunderten mund te vihet ne pikepyetje edhe vete shtetesia e vendit thone ata. Zhvillimet e fundit te cilat e vune Kosoven serish ne ballinat e mediave nderkombetare e kane futur ne krize te thelle imazhin e vendit ne bote i cili si i tille mund ta minoje dhe shtetesine e Kosoves ne periudhen afatgjate vleresojne ish-diplomatet kosovare dhe njohesit e rrethanave politike ne Prishtine.

Ata thone se pas raporteve qe flasin per ekzistimin ne shkalle shqetesuese te korrupsionit dhe krimit te organizuar raportit te perfaqesuesit te Keshillit te Evropes Dik Marti vrasjes se dy ushtareve amerikane nga nje kosovar dhe pas raportit te fundit te Departamentit Amerikan te Shtetit per Kosoven jane te domosdoshme veprimet e menjehershme per ta permiresuar imazhin e vendit ne skenen nderkombetare.

Nje nga menyrat se si mund te behet ky permiresim sipas ish-ministrit te Puneve te Jashtme Skender Hyseni eshte zgjidhja e problemeve te brendshme me te cilat ballafaqohet shteti.

...Imazhi i Kosoves permiresohet dhe do te ndryshoje vetem nese do te kete ndryshime cilesore e pozitive brenda Kosoves.

Per gjithe kete duhet pune shume e madhe ne rend te pare brenda sepse imazhi i Kosoves permiresohet dhe do te ndryshoje vetem nese do te kete ndryshime cilesore e pozitive brenda Kosoves - thote Hyseni per radion Evropa e Lire.

Permiresimi i imazhit te Kosoves figuron tashme ne listen e prioriteteve te ekzekutivit kosovar por analistet shprehen skeptike per vullnetin politik te lidershipit vendor per te krijuar ndryshime - ne radhe te pare brenda shtetit.

Drejtori ekzekutiv i Klubit per Politike te Jashtme Yll Hoxha shpjegon

Me zgjedhjet e manipuluara me nje proces te zgjedhjes se krereve te institucioneve te kontranbanduar dhe me afinitetin e vete kryetarit te ri qe po hyre ne lsquoGoogle- zgjedhja e pare eshte perfshirja ne aferat me hiq me pak se me presidentin rus Jelcin atehere po i kontribuon me kesi lloj veprimesh nje imazhi krejtesisht negativ qe po bie si ortek dhe po na e merr teper e me teper energjine tone.

Hoxha thote se imazhi aktual i Kosoves po e dobeson dhe qendrimin e tij ne raport me shtetin serb me te cilin ne ditet e ardhshme pritet te nisin bisedimet e reja.

Kjo do te thote se Kosova per here te pare pas renies se Murit te Berlinit prej pozicionit te viktimes shnderrohet ne pozicion te agresorit ne raport me Serbine...

Edhe ky pozicion i demtuar nderkombetar per shkak te imazhit te damkosur dhe relacioneve te muajve te fundit qe kemi krijuar me perendimin do te na ve per here te pare ne pozite te djalit te keq ne negociata. Kjo do te thote se Kosova per here te pare pas renies se Murit te Berlinit prej pozicionit te viktimes shnderrohet ne pozicion te agresorit ne raport me Serbine dhe kjo besoj se mund te reflektohet negativisht ne tere procesin - vlereson Hoxha.

Bisedimet Prishtine - Beograd shihen si mundesi per zgjidhjen e problemeve ndermjet paleve me qellim te integrimit te tyre ne Bashkimin Evropian pese nga shtetet anetare te te cilit hezitojne ta njohin shtetesine e Kosoves.

Imazhi i Kosoves ne bote i cili tani sic thuhet eshte ne krizen me te thelle parashihet te jete pengese eventuale dhe per njohjet e vendit nga shtete te tjera.

Qekur e shpalli pavaresine me 2008-n Kosova eshte njohur nga 75 shtete.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›