Pa formë e pa fytyrë
Kështu, amorfe, pa një formë e fytyrë të sajën m’u duk edhe këtë herë në ndeshjen ndaj Islandës, skuadra jonë përfaqësuese e futbollit. Nuk pretendoja dhe sas isha përgatitur që kjo Kombëtare e De Biazit të paraqiste një fizionomi të sajën, sepse edhe në ndeshjet e mëparshme nuk më kishte bindur. Natyrisht, nuk them se duhej të shihnim një lojë të përkryer si ajo e Spanjës që bazohet në stilin e Barcelonës, me pasime të shpeshta, të shpejta dhe të sakta, sepse kjo gjë aktualisht ngjan e pamundur edhe për skuadra me peshë botërore; natyrisht nuk prisnim as stilin e ndonjë loje tradicionale të klubeve tanë të mëparshëm, si Partizani i vrullshëm apo Dinamo e shtruar, që tashmë pothuajse kanë humbur pa nam e nishan; për t’mos folur për ndonjë stil të veçantë të Tiranës së dikurshme që të merrte gjak në vetull, por që tani duket si pa identitet... Ajo që kemi pritur nga ky trajner ka qenë diçka më konkrete dhe më e kapshme nga futbolli prej të cilit ai vetë ka ardhur: një aromë paksa italiane që ta ndjenim që të gjithë, lojtarë dhe spektatorë, që pastaj edhe specialistët të kishin përse të flisnin. Por, nuk paska qenë e thënë për të parë asgjë prej tij! Pothuajse një vit dhe gjithë këto ndeshje të luajtura, miqësore e zyrtare, nuk paskan mjaftuar deri tani për të ndërtuar një skuadër që të kishte një formë dhe fytyrë të sajën!? Dikush mund të thotë se shiu i dendur-rrebesh mund t’ia ketë prishur deri diku planet trajnerit dhe skuadrës së tij, por kjo nuk mund të shfajësojë askënd prej nesh, sepse ishin kundërshtarët që ditën të ambientohen në atë terren të vështirë dhe se pikërisht ata edhe fituan, ndërsa skuadrës sonë i mbeti humbja në derë dhe loja e shpërfytyruar në të gjitha drejtimet. Madje, loja amorfe e Kombëtares sonë u pa edhe gjatë atyre 10 minutave të para të ndeshjes, kur terreni ishte shumë më i mirë dhe kundërshtari dukej sikur luante në fushën e tij, ndërsa ne endeshim të trullosur, pa asnjë ide dhe orientim në lojë! Gjithshka e shfaqur nga futbollistët tanë, sidomos pas golit të barazimit, ishte thjesht një yxhym drejt portës islandeze, ku gjithsecili luante për hesapin e vet, ndërkohë që të dërguarit prej “vendit të akullit” arritën të shkrijnë më së miri aftësitë individuale me ato të lojës së tyre kolektive. Vetëm në “kohët e hershme” luhej kështu, siç duan të luajnë ende këta tanët, “o burra, bjeri-t’i biem”! Epo, ky nuk është as stil dhe as strategji loje. Kështu, skuadra duket si diçka pa formë dhe pa një fytyrë të sajën, gjë që nuk të jep asnjë kënaqësi kur e sheh dhe për më tepër loja që ajo përpiqet të bëjë nuk të jep aspak besim dhe bindje për të shkuar atje ku synon.
Edhe ndaj Qipros, kur fitorja ua mbylli sytë “disave”, që ende nuk duan t’i shohin të vërtetat tona lakuriqe ashtu siç janë, dhe sidomos ndeshja në Zvicër, ku veç humbjes së merituar në fushë u turpëruam edhe nëpër tribunat e stadiumit ku anatemuam e lëshuam sharje pa fund(!?), ne nuk arritëm të kuptojmë thelbin e futbollit tonë pa formë e fytyrë, për të ardhur në ndeshjen e tretë ku shiu na e shpëlau të gjithë atë zgjyrë mashtruese që po na bënte të kruheshim gjatë gjithë kësaj kohe. Nga gjithë ato përralla e histori me lajle e lule si dhe tituj bombastikë dhe krejt “pa lidhje”, siç kanë qejf të shprehen kosovarët, si “sfidë historike”, “ndeshje e jashtëzakonshme” dhe tërci e vërci të tjera, me të cilat u nxinë faqe gazetash dhe ekranesh para ndeshjes ndaj Islandës, tani nuk ka mbetur tjetër, veçse llucë dhe baltë. Që italiani De Biazi më shumë di të flasë si ata gazetarët që i lëshojnë ashtu poshtë e lart fjalët e tyre, dhe jo si një specialist që di të ndërtojë skuadër, u pa ta shfaqte këtë edhe para takimit që luajtëm ndaj islandezëve, kur pyetjes për pikët që mund të merrnim në dy ndeshjet e këtij tetori, përfshi edhe atë ndaj Sllovenisë të martën e ardhshme, ju përgjigj se ne i kemi mundësitë për t’i marrë ato të plota, por megjithatë nuk jemi Reali, që kur do t’i fitojë dy ndeshje e bën atë - a thua se nuk e dinte që ky Reali i tanishëm ndodhet -8 pikë larg Barcelonës dhe që nuk është e vërtetë aspak se sa herë do i merr pikët që i duhen! Me sa duket, De Biazi kërkon të bëhet i këndshëm mediatikisht nëpërmjet deklaratave “ala Murinjo”, i cili gjithashtu këput të tilla si ajo e këtyre ditëve, kur tha se Kristiano Ronaldo na qenka jashtëtokësor, paçka se Mesi, jo aq i pëlqyeshëm prej tij, përsëri shënoi dy gola, këtë herë për Argjentinën, ndërsa portugezi e la në baltë përfaqësuesen e tij në Rusi! Megjithatë, Murinjo është Murinjo dhe paralelja që mund të heqë De Biazi me të është e largët dhe e paarritshme! Kjo në këtë rast ka pak rëndësi, ndërkohë ajo që kërkojmë ne dhe që De Biazi duhet të bëjë më në fund, është të na shfaqë një skuadër me formën dhe fytyrën e saj, që ajo aktualisht snuk e ka...