Pa gabime gjyqtarësh, Interi i katërti
Pa ndihmën e gjyqtarëve të ndeshjeve, Interi, jo vetëm që nuk do të ishte në krye me shtatë pikë avantazh nga Juventusi, por do të duhet të bënte llogaritë për të luajtur në turin eliminator në Champions League. Të thuash të vërtetën, sipas të dhënave, Interi nuk do të ishte as në podin tresh e më të mirëve të Serisë A, sepse pa fishkëllimat e shumta në favor, zikaltërit do të kishin të paktën 11 pikë më pak dhe do të gjendeshin vetëm në vendin e katërt, në kuotën e -4 pikëve nga Milani kryesues. Në këtë klasifikim virtual, të stiluar nga "Osservatorio" mbi gabimet arbitrare, Juve do të zbriste në një pozicion më poshtë, me 50 pikë, në vend të 53 që ka aktualisht. Vendi i dytë do të ishte për Fiorentinën, që do të kishte pesë pikë më shumë. Për kuriozitet, formacioni që ka marrë më shumë ndihmë nga arbritrat pas Interit është Kievo, e cila në klasifikimin aktual ka gjashtë pikë më shumë se sa do të kishte merituar.
Në 260 ndeshjet e luajtura deri tani në Serinë A, "Osservatorio" ka regjistruar 163 gabime arbitrare, që kanë ndryshuar virtualisht destinacionin e 171 pikëve, me një mesatare prej 6.6 pikësh për çdo javë të zhvilluar. Nga 163 gabimet e konstatuara të gjyqtarëve në situatat "gol/jo gol", 20 i përkasin Interit, gjë që llogaritet te një shifër 7.5 për qind të tolalit. Nga këto 20 gabime, 15 gabime kanë shkuar në favorin e zikaltërve, duke prodhuar kështu gjashtë rezultate të modifikuara me përfitim pikësh dhe pesë kundër, duke shkaktuar humbje pikësh vetëm në një rast. Përllogaritja algjebrike e kësaj shume në të dyja situatat ka gjeneruar 11 pikë më pak për Interin në klasifikimin virtual të botuar dje në të përditshmen sportive italiane "Tutto Sport". Deri tani janë impenjuar 35 gjyqtarë, të cilët kanë shkaktuar një mesatare prej 4.7 gabimesh për secilin. Më të mirët rezultojnë të jenë Ruso (asnjë gabim në 7 ndeshje të arbitruara), Roki (2 në 13 ndeshje), Xhirardi (1 në 5 ndeshje), Trefoloni (5 në 10 ndeshje). Gabimet kanë prodhuar rezultate false në 47 për qind të ndeshjeve, pak a shumë në një linjë me totalin e sezonit të kaluar të Serisë A (48 për qind). Në vazhdimësi, vlerësohet se ka ndryshuar destinacioni i më shumë se 60 milionë eurove përfitime në shoqëritë e basteve.
Tipologjia e gabimeve në rastet "gol-jo gol" të analizuara, ka këtë përfundim: "penallti/jo penallti" (62%), pozicione jashtë loje (28%), faulle në aksione goli (10%), gola fantazmë (asnjë rast). Rastet e gabimeve arbitrare janë evidentuar nga "Osservatorio" në rubrikën "Gabimet Arbitrare në Futboll" dhe janë krahasuar me ato të dhëna në rubrikat e specifikuara "Moviola" të tre të përditshmeve më të mëdha sportive italiane. Në rastet e gabimeve arbitrare, rezultatit të ndeshjes i është shtuar apo hequr virtualisht një gol (0.7 në rastet e penalltive të pa dhëna, pasi kështu mund të pasqyrohet përqindja e statistikave të realizimit, ose në pozicionet jashtë loje inekzistente në aksione të qarta goli).
Klasifikimi real
Skuadrat P
1. Inter 60
2. Juventus 53
3. Milan 48
4. Fiorentina 46
5. Xhenoa 45
6. Roma 44
7. Kaljari 38
8. Lacio 38
9. Atalanta 36
10. Palermo 36
11. Napoli 35
12. Udineze 34
13. Katania 33
14. Sampdoria 32
15. Siena 28
16. Torino 24
17. Bolonja 23
18. Kievo 23
19. Leçe 22
20. Rexhina 18
Klasifikimi virtual
Skuadrat P
1. Milan 53 (+5)
2. Fiorentina 51 (+5)
3. Juventus 50 (-3)
4. Inter 49 (-11)
5. Xhenoa 46 (+1)
6. Roma 45 (+1)
7. Kagliari 40 (+2)
8. Udineze 40 (+6)
9. Palermo 39 (+3)
10. Napoli 39 (+4)
11. Lacio 39 (+1)
12. Sampdoria 36 (+4)
13. Atalanta 35 (-1)
14. Katania 33 (=)
15. Siena 31 (+3)
16. Torino 24 (=)
17. Bolonja 23 (=)
18. Rexhina 23 (+5)
19. Leçe 18 (-4)
20. Kievo 17 (-6)
* Në klasifikimin virtual, përkrah pikëve, në kllapa jepet krahasimi me kuotën përkatëse në renditjen reale