Platini: Kosova në UEFA, më parë njohje nga OKB
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, vazhdon t‘i mbyllë derën ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar. Pasi vizitoi Serbinë, kreu i "qeverisë" së futbollit kontinental zhvilloi edhe një vizitë njëditore në Maqedoni. Një prej temave të diskutuara ishte edhe anëtarësimi i Kosovës pranë UEFA-s, por Platini konfirmoi qëndrimin se më parë ky shtet duhet të njihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. "Çështja është shumë e thjeshtë, FIFA, UEFA nuk merren me politikë... gjithçka që UEFA mund të bëjë në këtë moment është që të respektojë statutet e saj dhe aty shkruhet qartë se përpara se të bëhet anëtare e UEFA-s, Kosova duhet të njihet më parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara", tha Platini. "Është e qartë se Kosova nuk mund të zhvillojë ndeshje deri në momentin që njihet si shtet nga OKB-ja".