Pa imunitet para ligjit

Nga tryeza për reformimin e sistemeve të imuniteteve presidenti Bamir Topi dhe kreu prezencës së Bashkimit Evropiane në Tiranë, Ettore Sequi vlerësuan se kjo reformë është një sfidë e të gjitha partive parlamentare pasi kerkohet vullnet i perbashket per ta realizuar.
"Imuniteti, nga një institut i vendosur për të siguruar ushtrimin e lirë të detyrës dhe mandatit të dhënë, shpeshherë është kthyer në koracë mbrojtëse të papërgjeshmërisë dhe të korrupsionit. Zyrtarët e lartë, shpesh e kanë përdorur imunitetin jo si një mjet të dhënë nga Kushtetuta për të garantuar kontributin e tyre në shoqëri, por si një mburojë ndaj hetimit dhe ndjekjes penale për shkeljet e kryera prej tyre. Ka ardhur koha që barazia para ligjit të mos jetë thjesht një Ka ardhur koha që barazia para ligjit të mos jetë thjesht një parim i vendosur në Kushtetutë, por edhe një parim i realizuar dhe sa më i prekshëm
Bamir Topi
President i Republikes parim i vendosur në Kushtetutë, por edhe një parim i realizuar dhe sa më i prekshëm. Vende të tjera evropiane e kanë bërë këtë vite përpara. Le t’u bashkohemi këtyre zhvillimeve pozitive europiane", tha presidenti.
Ndërkohë ambasadori Sequi u shpreh: “Imuniteti duhet të kuptohet në mënyrën e duhur pasi nuk i jep një pozicion të caktuar i cili i vendos gjyqtarët apo zyrtarët e caktuar mbi ligjin. Por imuniteti apo imunitetet do të thotë që zyrtarët apo gjyqtarët mbajnë edhe lirinë e tyre për të funksionuar në mënyrë të pavarur. Ndërkohë që duhet të ruajnë edhe përgjegjësinë e madhe që kanë për të dhënë llogari".
Janë dy projektet ai PACA që jep asistencë në luftën kundër korrupsionit dhe EURALIUS, që ofron asistencë në reformën e sistemit të drejtësisë, të cilat janë financuar nga Bashkimi Europian me një fond prej 4,4 milionë euro hartues të sugjerimeve për reformën në sistetimin e imuniteve.
Përfaqësuesit e EURALIUS në këtë tryezë fillimisht thanë disa rekomandime për imunitetin e gjyqtarëve duke sugjeruar se imuniteti i përgjithshëm duhet hequr. Gjyqtarët duhet të përgjigjen përpara ligjit për shkeljet e kryera jashtë funksionit të tyre gjyqsor.Ndërsa për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të përfitojnë nga imuniteti i përgjithshëm, por nga një regjim procedurial i ngjashëm me atë që u jepet deputetëve.
Propozimet e Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Europian kërkojnë 93 vota për heqjen e mandatit të deputetëve. Në propozimet që prekin mandatin e ligjbëresve shqiptarë thuhet se nëse deputeti kapet në flagrancë, heqja e imunitetit bëhet menjëherë.Sipas propozimeve të EURALIUS, pa imunitet duhet të mbeten edhe ministrat, Avokati Popullit, kreu Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe antarët e KQZ-së.
Kryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali ka dhënë garanci absolute për gadishmërinë e mazhorancës në ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të deputetëve.
“Ne e kemi thënë më shumë se sa njëherë. PD i jep votën e saj të padiskutueshme për të gjitha amendamentet kushtetuese. Nëse ka një projekt kushtetues ne e japim votën sepse vullneti jonë është i palëkundur”, tha Rusmali.
Edhe deputeti socialist Fatmir Xhafaj, zëvëndëskryetar i Komisionit të Ligjeve ka rikujtuar përpjekjet e hershme të PS-se për këtë cështje, por ka theksuar se edhe me imunitet të hequr zyrtarët kanë mundur t'i fshihet ndëshkimit për korrupsion.
“Ne rikonfirmojmë qëndrimin tonë për domosdoshmërinë e kufizimit të imuniteve të deputëteve dhe para se gjithash të zyrtarëve të lartë. Heqja e imunitetit realizohet përmes ndryshimit kushtetues”, tha Xhafaj.
Reformat
Berisha: Të bëjmë reformën zgjedhore
Milo: Korrektim kombëtar
Haxhinasto: Duam reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Refuzimi si rrënim i kredibilitetit politik
Ermelinda Meksi - Raporti i progresit të KE për të dytin vit radhazi i dha notë negative Shqipërisë. Mustafa Nano: Mazhoranca, frikë nga një parti e Topit
Debati i zgjatur personal midis Presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, u vendos në qendër të debatit të një paneli të përbërë nga ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafai, analisti Mustafa Nano dhe politikani Aleksandër Biberaj. Turi i Topit, vizitë në Kucovë
Objekt nderimi i vizitës së presidentit Bamir Topi në Kucovë ishte inxhinieri polak Stanisllav Zuber. Profesor Zuber kontribuoi në vendin tonë nga viti 1927 deri në vitin 1947. Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë herë me dyer të mbyllura, mësohet se ka patur fokus të vecantë tek ligji i mbetjeve, i kthyer në Kuvend nga presidenti Topi. PS, kërkesë Topallit: Masa për Berishën
Deputetët socialistë të Tiranës i kërkojnë kryetares së Kuvendit marrjen e masës disiplinore ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke e perjashtuar nga pjesëmarrja në seancat plenare për 15 ditë, pas fyerjeve dhe kërcënimeve që Berisha bëri ndaj deputetit, Sajmir Tahiri.
Lajmet kryesore
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Aksident i rëndë në galeri
Bruksel, rriten kërkesat për azil
Shtrëngohet kredidhënia
Britani, vdes i riu shqiptar