Kine ngadalesohet rritja ekonomike

Ekspansioni ekonomik i Kinës është ngadalësuar gjatë tremujorit të tretë të vitit, pasi masat e qeverisë për të kontrolluar inflacionin kanë dëmtuar rritjen.
Ekonomia e Kinës u rrit me 9.1 për qind në tre muajt e fundit, deri në shtator, ndërkohë që në tremujorin e mëparshëm ishte rritur me 9.5 për qind.
Të dhënat vijnë në një moment kur ekziston frika se kriza ekonomike në SHBA dhe Evropë mund të dëmtojë edhe rritjen e Kinës.
“Në përgjithësi ekonomia kombëtare ka kaluar një zhvillim të mirë dhe ka ecur drejt kontrollit të parashikuar makroekonomik”, ka deklaruar Zyra Kombëtare e Statistikave.
Kina ka kaluar një rritje të fuqishme ekonomike në vitet e fundit. Ajo konsiderohet si ekonomia më e madhe e botës. Por ekspansioni i shpejtë ka pasur edhe një kosto.
Inflacioni i cmimeve të konsumit ka qenë mbi objektivin e Bankës Qëndrore dhe ka pasur një sërë shqetësimesh mbi mundësinë e rënies së vlerës së aseteve.
Autoritetet kineze janë përpjekur të frenojnë rritjen e inflacionit dhe rritjen e cmimit të pronave duke forcuar tregjet kreditore.
Banka Qëndrore rriti normat e interesit pesë herë vitin e kaluar dhe kërkoi gjithashtu rritjen e rezervave të bankave, në mënyrë që ato të reduktojnë sasinë e parave që mund të japin hua.
Analistët thonë se masat kanë ndihmuar në kontrollin e rritjes së cmimeve, por nga ana tjetër kanë frenuar rritjen ekonomike.
“Ne po shohim një ngadalësim të fuqishëm këtë vit”, ka deklaruar Alistair Thornton, analist i Kinës në IHS Global Insight.
Por, ndërkohë, Kina ndodhet në një tjetër pozitë të vështirë, për shkak të luftës ekonomike që i kanë shpallur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pak ditë më parë Senati amerikan miratoi një ligj kundër monedhës kineze, jenit, i cili sipas Uashingtonit zhvlerësohet qëllimisht nga Pekini për të nxitur eksportet.
Vetë Pekini, para miratimit të ligjit, paralajmëroi përmes zëvendësministrit të Jashtëm se një luftë e mundshme ekonomike me SHBA do të sillte humbje për të dyja palët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kërkesat për azil, alarmante
Vetëm nga Shkodra 50 raste shkojnë në një ditë
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Britani, vdes i riu shqiptar
Ndërtimi godet buxhetin