E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrengohet kredidhenia


Marrja e një kredie në bankë është bërë edhe më e vështirë në tremujorin e tretë. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se bankat private kanë shtrënguar kredidhënien për shkak se perceptojnë një rrezik të rritur në ekonomi.

Ekspertët e bankave thonë se janë dy arsyet kryesore që po i detyrojnë ato të shtrëngojnë kreditë për biznesin dhe konsumatorët.

Së pari është gjendja e kredive me probleme, të cilat luhaten diku tek 18 përqind e totalit. Arsyeja e dytë ka të bëjë me vlerësimin jo pozitiv që kanë bankat për situatën makro-ekonomike në vend. Për t'u përballur me këto dy rreziqe, bankat në tremujorin e tretë, kanë rritur marzhin e interesave për kreditë, që ato i konsiderojnë me rrezik, por edhe kërkesën për garancitë që mbulojnë këto kredi.

Nga ana tjetër edhe vetë individët dhe biznesi duken të stepur. Sipas vrojtimit, bankat vlerësojnë se kërkesa për kredi, qoftë nga biznesi apo individët është ulur në periudhën korrik- shtator. Edhe për tremujorin e fundit të vitit, ekspertët e bankave që janë pyetur nga Banka e Shqipërisë presin që kredia të vazhdojë të shtrëngohet, sidomos për bizneset e mëdha. Kredia për ekonominë është rritur në tetë muajt e parë të vitit me rreth 12.7 përqind krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë.  

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë
Kriza e konsumit që mbërtheu Shqipërinë që nga fillimi i këtij viti, duket se po jep efektet e veta edhe te të ardhurat personale, të cilat fillimisht nuk shfaqën probleme.
Ndërtimi godet buxhetin
Prej vitit 2009, sektori i ndërtimit në vend nuk po mundet të dalë nga ngërçi i krizës. Ishin bankat të parat dhe më pas mungesa e lejeve të ndërtimit që e vendosën sektorin në një situatë të vështirë. Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman
Bursat europiane kanë regjistruar rënie gjatë ditës së sotme, pasi Gjermania paralajmëroi se një plan për të shpëtuar Europën nga borxhet e shumta mund të mos jetë gati deri në fundjavë. Taksat, 2011-ta viti më i keq
Në shtator qeveria mblodhi nga taksat dhe burimet e tjera financiare 22.5 milionë dollarë më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Kriza greke ndihet në Gjirokastër
Kriza në Greqi është ndjerë shumë në zonën e Gjirokastrës, ku janë të përqendruara ndërmarrje të përbashkëta, kryesisht në industrinë e fasonëve.

Lajmet kryesore

Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Aksident i rëndë në galeri
Bruksel, rriten kërkesat për azil
Pa imunitet para ligjit
Britani, vdes i riu shqiptar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›