E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa krahë e pa këmbë, por me dashurinë e jetës në krah (FOTO)

Share

Këto foto të pabesueshme tregojnë Nick Vujiçiç- autor i librave best-seller dhe predikues- dhe gruan e tij të re në Havai, duke festuar muajin e mjaltit si çdo çift tjetër. Vujiçiç ka lindur pa krahë e pa këmbë, një sindromë e rrallë e quajtur tetra-amelia. I lindur nga emigrantë serbë në Australi, ai tani jeton në Kaliforni. Kur ishte fëmijë, vuajti nga depresioni, por duke u rritur u mësua të pranojë problemin e tij. Në moshën 17 vjeçare nisi të fliste përpara një grupi në kishë dhe themeloi një organizatë për të ndihmuar të tjerët. Në vitin 2005 u shpall Australiani i ri i vitit. Por predikuesi dhe autori i librit Jeta pa gjymtyrë ka gjetur tani lumturinë e vërtetë- ai është martuar javën e shkuar.

Sot ai dhe gruaja e tij e bukur, Kanae Miyahara po kalojnë ditët më të bukura të jetës. 29 vjeçari Nick ka predikuar përpara 3 milion njerëzve në mbarë botën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›