Lezhë- Digjet transformatori, banorët 1 muaj pa drita
Lezh- Në shumë zona të veriut është ndërprerë energjia elektrike për shkak të rreshjeve dhe po punohet shumë për rikthimin e saj.
Ndërkohë në fshatin Zejmen të Lezhës, energjia elektrike mungon prej afro 1 muaji për shkak të djegies së transformatorit dhe askush nuk është kujtuar për riparimin e tij.
Vetë banorët shprehen se në qoftë se autoritetet nuk marrin masa do të dalin të bllokojnë autostradën.
Një problem i tillë është vënë re edhe në shumë zona ku transformatorët janë djegur, apo janë vjedhur. Autoritetet përkatëse nuk kanë marrë mundimin ta riparojnë apo zëvendësojnë transformatorinn, por kanë qenë vetë banorët ata që e kanë blerë atë.
Shkrime të tjera me interes:
- Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...
- Lezhë- Mungesa e ujit dhe energjisë, banorët paralajmerojnë protesta Lezhë- Lezha dhe rrethinat e saj po vuajnë prej mëse...
- Prag tragjedie! Digjet fabrika e sfungjerit, evakuohen banorët Fushë Krujë – Një fabrikë prodhimi sfungjerësh, në afërsi të...