Një monstër gjigande sapo ka dalë nga deti (FOTO)
Share
Njerëzit që po shëtisnin buzë plazhit në Blackpool, Britani e Madhe, kanë mbetur të befasuar kur kanë parë disa gjurmë këmbësh gjigande. Secila është rreth 30 metra dhe të duket sikur një monstër sapo ka dalë nga uji dhe është drejtuar për nga qyteti, duke lënë gjurmë në rërë. Normalisht një njeri me të tillë gjurmë këmbësh duhet të jetë 300 metra i lartë. Por gjithçka është vepër e dy artistëve.


