E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, s’ka viza

Sfida kryesore e Qeverisë së Kosovës për liberalizimin e vizave, mbetet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në publikimin e fundit lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe udhërrëfyesit, vlerësoi se Qeveria ka bërë pak në këtë fushë. Sipas Dren Dolit, fundi i këtij viti është një afat për përmbushjen e këtyre rekomandimeve, pasi që, sipas tij, zgjedhjet në Parlamentin Evropian, mund të ndërrojnë qasjen e KE-së ndaj procesit.

Për Dolin, edhe mbarëvajtja e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit do të jetë nën llupë të Komisionit, transmeton KTV. Për rekomandimet dhe plotësimin e tyre foli Albana Merja, ndërsa për luftën kundër korrupsionit, tha se nuk mungon ana legjislative, por zbatimi i tij, ndërsa shtoi se ka edhe mos-koordinim mes institucioneve. Gjithashtu, nga raporti “Procesi i liberalizimit të vizave: një matriks vlerësimi mbi të arriturat dhe sfidat”, u tha se menaxhimi i kufirit shtetëror dhe menaxhimi i migracionit, mbetet një fushë tjetër sfiduese për institucionet e vendit, edhe pse studimi tregon se është arritur një progres. Të gjeturat e përmbledhura në raport, përfshijnë periudhën qershor 2012 – gusht 2013./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›