E Shtunë, 31 Tetor 2026

Timoshenko në gjendje të rëndë, mund të kurohet në Berlin

Ish-kryeministrja ukrainase e burgosur, Julia Timoshenko, në gjendje të rënduar shëndetësore mund të trajtohet në Berlin.

Në Berlin kanë nisur spekulimet, nëse ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, aktualisht e burgosur do të vijë për trajtim mjekësor në kryeqytetin gjerman.

Deutsche Welle ka mësuar nga qarqet mjekësore se në klinikën universitare Charite në Berlin-Tegel në një qendër të posaçme ku trajtohen shumë figura të njohura, po përgatitet një dhomë pacientësh për ish-kryeministren.

Disa media të huaja madje përmendin edhe datën e ardhjes së Timoshenkos. Kështu për shembull gazeta polake, Wyborcza shkruan në faqen online para pak ditësh se Timoshenko do të mbërrijë në 15 shtator në Berlin.

Edhe ish-presidenti polak, Aleksandar Kvasnievski, merr përsipër të bëjë prognoza. Radios Polski ai i tha se "Timoshenko do të udhëtojë jashtë Ukrainës deri në fund të shtatorit”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›