E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa u ngutur me dosjet, qeverinë, gjyqësorin

Analiza e ish-kryetarit të Partisë Republikane për zhvillimet në vend përmblidhet shkurt me frazën pa u ngutur, në veprimin tërësor mbi debatin për hapjen e dosjeve, ripërfshirjen në nivel ministri të forcës së tij politike dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale. Sabri Godo sqaron pozicionin republikan, se përse duhet rikthimi brenda korrikut dhe se përse pas këtij muaji do të krijohej një situatë e pakëndshme, sikurse shprehet ai. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme republikane, Godo, shpjegon në intervistë me Korrierin marrëdhëniet me Partinë Demokratike si dhe disa çështje që kanë rritur debatet në vend, përfshi ndryshimin e Rregullores së Kuvendit.

-Si janë aktualisht marrëdhëniet e koalicionit mes Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike?

Sabri Godo: “Këto marrëdhënie nuk kanë pësuar ndonjë çarje. Priten zhvillimet të mëtejshme dhe kjo është e natyrshme tani, pasi pothuajse edhe pak dhe do të hyjmë në atë që quhet periudha preelektorale. Domethënë, për të shkuar në zgjedhje. Sepse në zgjedhje do të shkojmë së bashku dhe po të fitojmë prapë, do të qeverisim së bashku”.

-Partia Republikane ka kërkuar të futet sërish në qeveri. Nga ana tjetër, akoma nuk ka një qëndrim zyrtar për ndryshime në qeveri. Në rast se kjo nuk ndodh, çfarë do të ndodhë?

“Unë nuk kam pse të bëj parashikime të këqija. Unë them që kryeministri i ka hyrë kësaj pune dhe do ta zgjidhë. Këto nuk janë punë që bëhen nga darka deri në mëngjes, duhet pak durim. Dhe neve durimi nuk na mungon”.

-Kush mund ta përfaqësojë PR-në si ministër?

“Ne kemi disa njerëz që mund të ofrojmë. Natyrisht nuk mund të themi se kemi njerëz që mund të mbulojnë të tëra ministritë. Gjithçka ka kohën e vet për t’u bërë. Pasi të shikojmë se me cilën ministri kemi të bëjmë, atëherë duhet zgjedhur edhe njeriu që i përshtatet asaj pune. Ne mund të japim dy-tre emra si kandidatura në momentin e duhur, që të ketë më tepër hapësirë kryeministri për të zgjedhur atë njeri që i sjell bindjen se është më i përshtatshmi”.

-Do të jenë një figurë politike e juaja, apo një figurë profesionale?

“Ministri është një funksionar politik. Por, personalisht, kam menduar gjithnjë atë që ka disa dikastere, që kanë një profil specializimi të theksuar dhe atje është mirë që të gjesh një njeri ku kombinohen pak a shumë të dyja. Një njeri që të mbajë përgjegjësinë politike dhe, në të njëjtën kohë, për ta thënë me fjalë të thjeshta, të marrë vesh edhe nga zanati. Për mua, një ministër i Drejtësisë doemos duhet të jetë një njeri që ka një karrierë në fushën juridike. Ministri i Bujqësisë duhet të jetë një njeri që njeh diçka nga ajo punë. Ministri i Shëndetësisë e mira është të jetë mjek. Domethënë, të mos jetë një njeri që hyn në një zyrë, ku i duhet të marrë njohuri për gjërat nga e para, por të dijë se cilat janë problemet e sektorit nga aktiviteti i tij i mëparshëm. Kjo i jep dorë atij që të zotërojë në një kohë më të shkurtër ministrinë dhe të qëndrojë në krye të saj ashtu si duhet”.

-Pse PR-ja e refuzon postin e zëvendëskryeministrit? Kjo do të ishte një zgjidhje për kryeministrin, i cili mund të evitonte ndryshimin e qeverisë.

“Unë shpesh dëgjoj njerëz që thonë se nuk do ta pranonin atë apo këtë punë pa ia ofruar kush. Këto janë llogari që bëjnë në mendjen e tyre disa njerëz. Neve nuk na është ofruar ndonjëherë ky vend, ndaj nuk kemi pse të mendojmë për të”.

-Cila ministri ju përshtatet më shumë?

“Ne nuk mund të jemi aq pretendiozë sa të themi duam atë ministër apo këtë. Nuk duam të marrim tonin e një njeriu që imponohet, sepse do të më dukej krejt e pamoralshme një gjë e tillë. Por, natyrisht që do të donim një ministri që të kishte peshë në jetën shoqërore, dhe kjo përputhet me kontributin dhe gjendjen e PR-së. Cila ministri? Unë nuk mund të them, sepse qeverinë e drejton tjetërkush. Dhe ai e di se cilin ministër ka nevojë të lëvizë dhe ku i duhet të bëjë ndonjë ndryshim. Këto janë punë në të cilat nuk mund të imponohet një njeri nga jashtë”.

-Flitet se do t’u përshtatej Ministria e Shëndetësisë... Madje, ju keni bërë kërkesë që për 10 ditë të përfshihet PR-ja në qeveri. Kjo do të thotë se PR-ja ka bërë plane dhe disa synime të qarta?

“Për sa i takon Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kemi bërë ndonjë kërkesë. E thashë, që ne nuk përcaktojmë apriori se cili dikaster na bën më mirë, sepse nuk varet nga ne. Kështu që unë e quaj të mbyllur këtë çështje me kaq. Për sa i takon atij afati 10-ditor që thoni ju, pashë në një gazetë se “Godo vendos ultimatum”. Unë nuk jam njeriu i ultimatumeve, unë jam njeriu i marrëveshjeve. Thashë se ndoshta brenda 10 ditësh, nëse më kujtohet mirë ajo që kam thënë. Sepse nisem nga ajo që ka një afat të përcaktuar për sa i takon mundësisë së bërjes së ndryshimeve në qeveri, dhe mbyllja e legjislaturës është më 30 korrik. Nëse nuk bëhet deri atëherë, krijohet një situatë me të vërtetë disi e pakëndshme për ne, sepse nuk mund të themi tani që do të vijmë në qeveri në tetor, duke qenë se qeveria vihet në diskutim në qershorin e ardhshëm. Mbetet një afat shumë i shkurtër që një ministër të bëjë diçka atje. Nisur nga kjo, kam thënë që ndoshta në 10 ditët e ardhshme”.

-Flitet se PR-ja do të përfaqësohet në qeveri nga Arian Madhi. Në rast se kjo ndodh, kush mund ta zëvendësojë atë në krye të grupit parlamentar, mbase Fatmir Mediu?

“Ju them që këto janë hamendje, me të cilat merren gazetarët dhe kjo është e drejta e tyre. Unë ju them pak a shumë në mënyrë zyrta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›