Pa zbardhur ditë, Rusia bombardon disa qytete në Ukrainë
Rusia gjatë orëve të para të mëngjesit ka nisur një seri sulmesh me raketa mbi Ukrainën.
BBC raporton se një perosn ka humbur jetën, ndërsa 25 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën në Dnipropetrovsk. Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se 15 nga 18 raketat e lëshuara u kapën nga mbrojtja ajrore e vendit.
Një nga objektivat kryesore ishte qyteti i Pavlohrad pranë Dnipro, një zyrtar nga Rusia tha se burimet për një ofensivë ukrainase janë goditur. Duke shkruar në Telegram, Vladimir Rogov tha se raketat synonin infrastrukturën hekurudhore dhe depot e karburantit.
Nëntëmbëdhjetë blloqe apartamentesh të larta, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla dhe kopshte dhe pesë dyqane u dëmtuan gjithashtu.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
