Pamje të trishta, një qytet i tërë ukrainas i bërë pluhur nga bombardimet
Këto pamje të trishta vijnë nga qyteza e Marinka-s në Ukrainë, që për javë të tëra ka qenë fushëbetejë mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.
Qyteza që dikur gjallërohej nga rreth 10 mijë banorë sot është kthyer në një gërmadhë që i ngjan pamjeve nga filmat post-apokaliptikë.
Marinka ndodhet në rajonin e Donetskut, që aktualisht ndodhet nën pushtimin e forcave ruse.
Janë të shumta qytetet e shkatërruara ukrainase, ndër to Mariupol dhe Bakhmut.
Sipas përllogaritjeve, do të duheshin plot 411 miliardë dollarë për rikonstruksionin e Ukrainës pas lufte.


Galeria fotografike (1/2)
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
