E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacientët në gjendje kome, barrë për QKUK-në

Pacientët kosovarë që janë në gjendje kome nuk e kanë një qendër të veqantë ku do të trajnojeshin. Ata janë të shpërndarë në njësitet eklinikave në kuadër të QKUK-së. Por QKUK-ja nuk ka kushte për trajnimin e pacientëve të tillë. Këtë e pranon zëdhënësi i kësaj qendre, Shpend Fazliu, shkruan Koha Ditore. 

Ai ka thënë se QKUK-ja ka njësitë e saj intensive në tetë klinika të ndryshme ku trajtohen pacientët me gjendje më të rënduar.

 “Tetë shtretër i ka njësia intensive në kuadër të Klinikës së Neurologjisë, katërmbdhjetë shtretër mjekimi intensiv Qendror në QKUK, tetë shtretër mjekimi intensiv në Klinikën Infektive, gjashtëmbëdhjtë shtretër mjekimi intensiv në Klinikën e Gjinekologjisë dhe tëtë shtretër në post-intensive në Klinikën e Kirurgjisë. Të gjitha njësitet intensive janë pajisur me aparaturën dhe stafin e nevojshëm për trajtim të pacientëve”, ka deklaruar Fazliu.

“Në Kosovë nuk ak një qendër të veqantë që do të merrej me trajtimin e komave vigjile, dhe kjo cështje është shndrruar në barrë për QKUK-në, meqë këta pacientë qëndrojnë shumë gjatë në QKUK, duke zënë vende në mjekimet intensive”, deklaroi ai./Koha Ditore/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›