E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet paketa për eurobondin 400 milion eurosh

Komisioni i ekonomisë vlerëson kushtet lehtësuese të shlyerjes së borxhit me interes 11,7 për qind


Eurobondi me vlerë deri në 400 milionë euro, që qeveria shqiptare do të emetojë në tregun ndërkombëtar do të ketë një normë interesi deri në 7.5% dhe do të merret për një afat 5 vjeçar. Borxhi do të përdoret për shlyerjen e borxhit të marrë një vit më parë për ndërtimin e rrugës  Durrës-Kukës, e cila ka një interes prej 11, 7 për qind. Zevendësministri i Financave,

Nezir Aldeda e ka konsideruar një veprim të zgjuar ekonomik marrjen e këtij borxhi për të shlyer kredinë 300 milionë euro me interes 11.5% të marrë vitin e kaluar për rrugën Durrës-Kukës duke hedhur kështu poshtë edhe akuzat e opozitës për thellim të borxhit të vendit.


Eurobondi
E gjithë bota merr borxh për të larë borxh dhe ne po marrim një pjesë të këtyre që do rezultojnë nga eurobonder dhe kështu po shlyejmë një financim më të shtrenjtë me një më të ulët. Të marrësh një borxh më të lirë për të shlyer një borxh më të shtrenjtë është gjëja më e zgjuar dhe më e pranueshme. Në këtë aspekt, pavarësisht nga teoritë e krizës , njerëzit që nuk e shikojnë kështu e shohin krizën në aspekte të tjera dhe jo në aspektin ekonomik. u shpreh zëvendësministri i Financave, Aldeda. Këtë deklaratë numri 2 i dikasterit të financave e bëri në komisionin parlamentar të Ekonomisë gjatë miratimit të marrëveshjes me bankat e huaja për emetimin e Eurobondit. Ai ka deklaruar se mbetet prioritet ulja e borxhit nën 50 % të Produktit të Brendshëm Bruto, nga 59.55 e GDP-së që është aktualisht niveli i këtij treguesi.


Projekti
Sipas projektit të miratuar dje në Komisionin e Ekonomisë mësohet se përjashtimi nga tatimi mbi të ardhurat është në përputhje me përmbajtjen e dokumenteve të transaksionit të eurobondit, ku përcaktohen që të gjitha të ardhurat nga transaksioni janë të çliruara nga çdo lloj takse apo tatimi. Sipas projektit mësohet se ky përcaktim është një praktikë standarde e mirëpërcaktuar dhe e domosdoshme për transaksionet financiare të ngjashme me këtë transaksion. Ky fakt përveçse ndihmon emetimin e eurobondit tek investitorët ndërkombëtar nuk sjell asnjë dizanvantazh për palën shqiptare. Përjashtimi nga detyrimet fiskale vendoset nisur nga fakti se efekti i tij fiskal për ekonominë tonë është zero.


Termat e pagesës
Të gjitha pagesat në bazë të marrëveshjes për eurobondin do të bëhen në pajtim me udhëzimet e pagesave të të Jint leand managers dhe në datën e kërkueshme të pagesës ose brenda 30 ditësh kalendarike të faturës. Të gjitha shumat e pagueshme në bazë të kësaj marrëveshje janë të përjashtuara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, tatime shitjeje apo të ngjashme që mund të jenë të pagueshme për ato pagesa, që do të faturohen ose janë të pagueshme nga transaksione të tjera. Të gjitha pagesat në bazë të kësaj marrëveshjeje bëhen të plota dhe pa kompensime. Në rast të vonesës në pagesë për një shumë të kërkueshme nga Joint Lead managers në bazë të kësaj letre do të paguhet interesi për atë shumë të llogaritur duke përfshirë datën e kërkuar deri në datën e pagesës të dyja para dhe pas vlerësimit të llogaritura dhe që mblidhen me bazë ditore me një normë vjetore 1 për qind mbi normën bazë të Deutsche bank ose JPM në datën e kërkuar.


Mandatimi i bankave
Ministria e Financave ka mandatuar dy bankat që të udhëheqin eurobondin e parë shqiptar. Bankat JP Morgan dhe Deutsche Bank do të jenë dy institucionet financiare që do të mundojnë transaksionet e eurobondeve shqiptare në tregjet e kapitalit ndërkombëtar. Lajmi është bërë publik dje nga Ministria e Financave, ku pas një procesi vlerësimi që kaloi në dy faza nga 15 banka pretendente, u përzgjodhën këto dy banka për emetimin e eurobondit në tregun ndërkombëtar të kapitaleve. Burimet zyrtare të Ministrisë së Financave bënë me dije dje se ky dikaster tashmë ka përfunduar procesin e vlerësimit të bankave që do të udhëheqin transaksionin e emetimit të eurobondit të parë shqiptar në tregun ndërkombëtar të kapitaleve. Në fund të këtij procesi, Ministria e Financave ka mandatuar si bashkëdrejtues (Joint Lead-Managers) JP Morgan dhe Deutsche Bank, dy institucione financiare me reputacion superior në arenën ndërkombëtare, për performancën e tyre të pakrahasueshme në udhëheqjen me sukses të një numri të lartë transaksionesh eurobondesh në tregjet e kapitalit. Ministria gjithashtu i ka kërkuar Rafeissen Bank të suportojë transaksionin, në rolin e mbështetësit (Co-Lead Manager). Ministria e Financave ka sqaruar se interesimi i institucioneve ndërkombëtare për ketë proces ka qenë i jashtëzakonshëm. Një numër befasues bankash (15 të tilla) me shumë reputacion në tregjet e kapitaleve, paraqitën ofertat e tyre shumë agresive për të udhëhequr transaksionin. Rafeissen Bank të suportojë transaksionin, në rolin e mbështetësit (Co-Lead Manager), reagimi masiv i tregut ndaj kërkesës sonë reflekton dukshëm besimin e tregut ndërkombëtar në ekonominë tonë, dhe faktin që sistemi financiar shqiptar mbeti jashtë vorbullës së krizës financiare, - theksuan dje burimet zyrtare të Ministrisë së Financave.

Procesi i vlerësimit të bankave
Procesi i vlerësimit kaloi nëpër dy faza: në fazën e parë u shorlistuan 6 nga 15 bankat që kishin dorëzuar propozime pranë Ministrisë së Financave. Vlerësimi u bazua në një kombinim prej disa kriteresh bazë, që merrnin në konsideratë të gjitha elementet relevante për ekzekutimin me sukses të një transaksioni të tillë. Këto kritere marrin në konsiderate kredencialet e bankave për operacione të ngjashme, aftësinë marketuese dhe distributive në treg, aftësinë për të suportuar bonon tonë pas emetimit, strategjinë e sindikimit dhe angazhimin e tyre ndaj vendit tonë. Kjo fazë u mbyll në datën 12 shkurt. Në fazën e dytë, 6 bankat e shorlistuara (JP Morgan, Deutsche, Raiffeisen, HSBC, BNP Paribas and Credit Suisse) u ftuan në Ministrinë e Financave për një prezantim të detajuar të strategjisë së tyre për të ekzekutuar me sukses emetimin, në përputhje me propozimet e tyre. Intervistat u fokusuan në aftësinë e bankave për të agreguar investitorët për një realizim të suksesshëm të eurobonos së parë të Shqipërisë. I gjithë procesi i vlerësimit u karakterizua nga qëllimi për të pasur një debutim maksimalisht të suksesshëm të eurobondit të parë të vendit tonë në tregjet globale, çka përbën edhe transaksionin më të rëndësishëm të huamarrjes të kryer ndonjëherë.

Parashikohet marrëveshja për depozitën
Kjo marrëveshje nuk mund të ndryshohet përveç se me shkrim nga të gjitha palët. Kjo marrëveshje është detyruese dhe ekziston në interes të çdo pale në këtë marrëveshje dhe trashëgimtarëve ose caktuesve të tyre. Një palë në këtë marrëveshje nuk mund të transferojë ose cedojë ose transferojë të drejtë apo detyrim sipas kësaj marrëveshje përveçse me pëlqimin me shkrim paraprak të të gjithë palëve të tjera në këtë marrëveshje me kusht që Joint lead Manager mund të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij tek një anëtar tjetër i grupit përkatës. Çdo anëtar tjetër i grupit ka të drejtën për të përfituar dhe tu nënshtrohet termave të kësaj letre. Ndërsa pavlefshmëria dhe paligjshmëria e një dispozite të kësaj marrëveshje nuk cenon apo ndikon në vazhdueshmërinë në fuqi të pjesë tjetër të kësaj depozite.

Problemet mes palëve zgjidhen në gjykata
Para së Joint Lead Manegers të kenë caktuar arbitrin e tyre secili prej përfaqësuesve mund të kërkojë më anë të një kërkesë me shkrim që të gjitha mosmarrëveshjet të dëgjohen në gjykatën e Anglisë dhe në këtë rast gjykata e arbitrazhit nuk ka juridiksion në lidhje me këtë mosmarrëveshje. Secili prej palëve të marrëveshjes bie dakord që një vendim arbitrazhi ose urdhri i gjykatës angleze në lidhje me këtë marrëveshje është përfundimtar dhe detyrues për të dhe mund të ekzekutohet prej saj nga gjykata e çdo juridiksioni kompetent.

Emetimi i Eurobondit dhe rregullimi m

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›