Pack: Greva e urisë, në dëm të Shqipërisë
Eurodeputetja tha se greva e urisë tregon nervozizëm të tepërtTIRANË- Eurodeputetja, Doris Pack, ka deklaruar dje se greva e urisë e iniciuar nga 10 deputetë dëshmon nivelin e lartë të mosbesimit mes partive politike. “Ata janë tashmë në grevë urie, e po i tregojnë të gjithëve se do t'i kontestojnë zgjedhjet, duke i bërë një dëm të madh Shqipërisë, jo Partisë Demokratike e Partisë Socialiste, por shqiptarëve, pasi Shqipëria për të parën herë bëri të mundur që të ketë një ligj elektoral, i cili është i mirë dhe që u mbështet nga një shumicë e konsiderueshme parlamentare. Shqiptarët do të kenë karta identiteti së paku, do të kenë lista funksionale votuesish, pra për të parën herë vihet re se gjërat do të rregullohen në këtë vend, ndërkohë që disa parti të vogla shkaktojnë probleme të tilla, pasi janë të pakënaqura me bisedimet mes dy partive të mëdha politike”, - tha dje në një intervistë televizive, Kryetarja e Delegacionit Europian për Evropën Juglindore, Doris Pack. Ajo nuk e sheh të arsyeshme që greva e urisë të përdoret për një çështje të tillë teknike, duke shtuar se ky është një nervozizëm i tepërt. “Nuk më duket shumë formë e zgjuar, nuk tregohet shumë pjekuri kur përdoret grevë urie për një çështje të tillë, qëgjithsesi mendoj se nuk është arsye për të kontestuar zgjedhjet e ardhshme, sepse të gjithë, edhe unë këtu, presim një proces të mirë zgjedhor”,- tha ajo. Doris Pack merr përsipër që të theksoje se nëse do të ishte anëtarë e një partie të vogël, ajo nuk do të vepronte si Meta apo Ndoka. E pyetur nëse statusi kandidat i Shqipërisë mund të rrezikohet nëse një parti konteston zgjedhjet, Pack shtoi se kontestimi i zgjedhjeve mund të bëhet vetëm mbi fakte dhe jo mbi ide.