E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet protesta, studentët e Vlorës u rikthehen auditoreve

Vlorë- Studentët e universitetit “Ismail Qemali” e quajnë të mbyllur përfundimisht protestën e nisur pak javë më parë. Protesta u ndërpre pas bisedimeve që kanë bërë studentët me rektoratin dhe senatin akademik të universitetit. Sipas kryetarit të këshillit studentor, Viktor Lagji u vendos që për të zgjidhur problemin e orareve universiteti i Vlorës të ketë zgjerim godinash.

Lagji pohon se u është komunikuar se universiteti do të marrë në dorëzim shtëpinë e oficerave për godina të reja. Orari do të rregullohet që brenda mundësive për cdo degë të përqendrohen leksionet. Po kështu janë bërë përpjekje edhe për marrje të ambjenteve në shkollën e aviacionit.

Të shtunën nuk do të ketë mësim dhe leksionet do të frekuentohen rregullisht nga studentët. Përfaqësuesi i studentëve tha se është rënë dakord që leksionet të frekuentohen rregullisht, por pa i penalizuar në provime.

Rregullorja me mesatare mbi 6 nuk prek vitet e larta, por do të jetë në fuqi për vitet e para. Provimet e mbartura do të jepen sipas rregullores së vjetër, pavarësisht numrit të tyre. Lëndët ekzistuese do të zhvillohen sipas rregullores së re.

Senati, sipas të njëjtave burime do jetë i hapur për bashkëpunim me studentët.

Ndërkohë, për gjithë zhvillimet e reja përfaqësuesit e studentëve thanë se kanë arritur thuajse pjesën më të madhe të kërkesave, rreth 90%, ndërsa negociimi ka mundur t’i jap fund përfundimisht protestës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›