Pack: Maqedonia rrezikohet nga nacionalizmi
BRUKSEL - Eurodeputetja gjermane, Doris Pack deklaroi se në Maqedoni po rritet nacionalizmi dhe se zhvillimet e fundit janë të rrezikshme për vendin.
Gjatë një debati midis anëtarëve të Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian, Pack tha se nuk beson se Maqedonia do të marrë në dhjetor datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Sipas Pack, ndryshimet në Greqi do të bllokojnë negociatat për zgjidhjen e çeshtjes së emrit të Maqedonisë, çka do të shtyjë fillimin e negociatave me BE-në dhe do të nxisë nacionalizmat.
"Një situatë e tillë është e rrezikshme, pasi Maqedonia vërtetë ishte në rrugë të mirë pas Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tani ka shumë sinjale për rritjen e nacionalizmit",- deklaroi Pack.
(er.nu/tg/BalkanWeb)