Pack: PS keqinterpretoi deklaratat e Ruçek për kutitë
Eurodeputetja Doris Pack ka thënë se deklaratat e zëvendëspresidentit të PE-së, Libor Ruçek janë keqintepretuar nga Partia Socialiste dhe për këtë sipas Pack, ka shprehur keqardhje edhe vet Ruçek. "Sot në mëngjes fola me zëvendës Presidentin e PE, Zotin Libor Rucek dhe ai shpreh keqardhje për keqinterpretimin e deklaratës së tij. Parlamemnti Evropian ka dhënë një përgjigje shumë të qartë me votën e tij, mbi situatën në Shqipëri kur adaptoi raportin mbi strategjinë e zgjedhjeve të BE-së më 26 nëntor 2009.", theksoi Pack. Ajo ka përmendur edhe rezolutën e miratuar pak ditë më parë, duke theksuar se rezolutës i është përbajtur edhe zëvendëspresidenti i PE-së.Sipas saj, “konform me këtë rezolutë dhe duke reflektuar maxhorancën në PE, zt. Ruçek i ka kërkuar zt, Rama t'i japë fund bojkotit të Parlamentit. Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, nuk i takon qeverisë të hapë kutite e votimit, por gjykatës. Ndaj, çdo ankesë e zotit Rama, lidhur me përmbajtjen e kutive të votimit duhet t'i drejtohet gjykatave përkatëse”.