E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Serbia të njohë Kosovën, zgjidhja më e mirë

BRUKSEL- Deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack, ka thënë se rezultati më i mirë i bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit do të ishte që Serbia të njihte Kosovën.

Pack deklaroi se nëse Serbia dëshiron ti bashkohet BE-sëajo duhet të tregojë se ka normalizua raportet me Kosovën.

“Nuk mund të hysh në Bashkimin Evropian pa vendosur raporte miqësore me fqinjët e parë. Por se si do të rregullohen këto raporte kjo është çështje krejt tjetër”, - ka thënë Pack.

E pyetur nga mediat kosovare nëse mendon se deri në fund të procesit të saj të anëtarësimit Serbia duhet ta njohë zyrtarisht Kosovën europarlamentarja tha se kjo varet nga zhvillimi i situatës.

“Këtë do ta shohim në fund të procesit dhe kjo do të varet nga zhvillimi i situates. Aktualisht, po zhvillohet një dialog ndërmjet dy palëve. Nëse pala serbe dhe ajo kosovare arrijnë aranzhime dhe zgjidhje, me të cilat do të lehtësohej jeta e përditshme për qytetarët në Kosovë, kjo do të ishte e mirëseardhur. Por, se çfarë do të ndodhë në fund të bisedimeve me Serbinë është shpejt për tu thënë”,- theksoi deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›