Shvarcenberg takon Thaçin: Cekia ndihmë për njohjen e Kosovës
PRISHTINË- Gjatë vizitës së tij në Kosovë Ministri i Jashtëm çek, Karel Shvarcenberg është takuar edhe me kryeministrin Hashim Thaci, ndërsa temë bisedash mes tyre kanë qënë zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, perspektiva evropiane e Kosovës dhe mbështetja që i jep Çekia shteti më të ri në Ballkan.
Sipas një deklarate të bërë publike nga zyra e shtypit të qeverisë së Kosovës, kryediplomati çek e ka siguruar Thacin se vendi i tij së shpejti do të marrë kryesimin e Forumit të Vishegradit dhe kjo do të jetë një tjetër mekanizëm, për të ushtruar ndikimin cek që Kosova të njihet si shtet i pavarur edhe nga pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë marrë këtë vendim.
(m.a/BalkanWeb)