Studentët amerikanë e kosovarë pastrojnë varrezat hebreje
PRISHTINE-Disa studentë amerikanë pastruan dje disa varreza hebreje në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, njofton Associated Press.
Prej një jave këta studentë së bashku me kolegët e tyre kosovarë nga Universiteti amerikan në Prishtinë pastruan një terren në Prishtinë ku ishin vendosur varrezat çifute për të cilat nuk është kujdesur askush. Sipas AP-së, kjo është dhe shenjë që tregon se ky komunitet ne këtë shtet është pakësuar.
Studentja, Susan Mathews, thotë se “mezi arrihet të shihet nëse ka apo jo varre këtu, disa prej të cilave datojnë që nga shekulli i 19-të”.
Rabini Edward Boraz, nga Qendra Roth për Jetën Hebreje të Kolegjit të Dartmouthit, ka thënë se një nga qëllimit e udhëtimeve të këtyre studentëve është edhe që “genocidi të shihet si problem i njerëzimit e jo i një grupi të caktuar të njerëzve”.
Sipas Rabinit Boraz, pas Luftës së Dytë Botërore, komuniteti i vogël hebre filloj të pakësohet në numër, pasi rreth 300 prej tyre humbën në kampin e koncentrimit në Gjermani. Ata që kishin mbetur, ikën për në Izrael gjatë kohës së luftës në Kosovës, në vitet 1998 – 1999.
Rabini Boraz thotë se “ne kurrë nuk do t’i harrojmë krimet kundër njerëzimit që janë bërë në Kosovë gjatë viteve të 90-ta dhe vuajtjeve që kanë ndodhur kur janë vrarë njerëz të pafajshëm”.
(d.b/evropaelire/BalkanWeb)