E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Seshte momenti per statusin e kandidatit

Kryetarja e delegacionit per Evropen juglindore, eurodeputetja Doris Pack i ka bere thirrje qeverise shqiptare qe te tregohet me e kujdesshme me aplikimin per statusin e kandidatit per ne BE.

Ne nje interviste per mediat ballkanase, Pack ka theksuar se ne situaten aktuale qe ndodhet BE nuk eshte momenti i pershtatshem, pasi pritja e Shqiperise per pergjigjen e Brukselit mund te rezultoje teper e demshme.

“Shqiperia ka bere hapa te medha perpara, kete me duhet ta pranoj. Por nuk eshte momenti per te kerkuar statusin e vendit kandidat. Ne kete moment do te kemi zgjedhjet e Parlamentit Evropian, do te kemi nje Komision te ri. Shqiperia nuk do te marre asnje pergjigje”, eshte shprehur Pack.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›