E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama në Kavajë: Pakënaqësi për analizën vjetore

Pas rezymesë së punës 1 vjeçare, për Prokurorine e Kavajës, kryeprokurja Rama ka shprehur pakënaqësi duke vërejtur mangësi dhe pasaktësi. Nderkohë, rezulton se marrëdhëniet mes policisë dhe prokurorisë se kavajës nuk kanë qënë në lartësinë e duhur. 

KAVAJE- Kryeprokurorja Ina Rama ka marrë pjesë në analizën vjeçare të Prokurorisë të Kavajës. Pas rezymesë së punës 1 vjeçare bërë nga kreu i prokurorisë Durim Bedini, kryeprokurja Rama ka shprehur pakënaqësi duke vërejtur mangësi dhe pasaktësi. Sipas të dhënave gjatë vitit 2008 janë pezulluar 173 çështje, kryesisht për vjedhje dhe rrahje, ndërkohë që shifra e ofruar, për Ramën, është konsideruar një shifër e lartë pasi nga 173 çështje, 89 të tilla rezultojnë të jenë pushuar për mungesë provash dhe në këtë rast nuk ka patur asnjë të arrestuar. Sipas të dhënave të prokurorisë, rezulton se dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale mes policisë dhe prokurorisë nuk kanë qënë në lartësinë e duhur, gjë që reflektohet direkt në punën e përbashkët të tyre në zbulimin e krimit.
Ndërsa në analizën vjetore bërë në prokurorinë e rrethit gjyqësor të Elbasanit , sipas statistikave zyrtare rezulton se veprat më të përhapura në qark gjatë vitit 2008, kanë qenë veprat penale të pasurisë, të jetës së personit, por dhe veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Në këtë takim kryeprokurorja Ina Rama në fjalën e saj u ka kërkuar prokurorëve që të punojnë së tepërmi për ngritjen e nivelit profesional të tyre, me qëllim që puna e prokurorisë të ndikojë pozitivisht në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. (e.n/news24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›