Pukë, vendimi i FSHF, mblidhet Kësh.Bashkiak: Gjykimi i njëanshëm
Mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm pas vendimit të Komisionit të Disiplinës në FSHF, ndaj ekipit të futbollit Tërbuni, këshilli bashkiak. Këshilltarët e kanë cilësuar vendimin si të njëanshëm, ndërsa kanë vazhduar me akuzat ndaj gjyqtarit të kësaj ndeshje, Mentor Sopjanit. Vendimmarrësit lokal i kanë kërkuar FSHF-së dhe komisionit të Apelit të marrë në shqyrtim qëndrimin ekstrem të Komisionit të Disiplinës
PUKE- Pas vendimeve të Komisionit të Disiplinës të FSHF-së ku ekipi i futbollit të Tërbunit pas incidenteve të ndodhura të shumën, u dënua me mos pjesëmarrjen në asnjë aktivitet futbollistik për dy vite, zbritje në kategorinë e dytë si dhe një gjobë prej 500 mijë lekësh është mbledhur gjatë të mërkurës në Pukë në një mbledhje të jashtëzakonshme Këshilli bashkian i qytetit.
Këshilltarët e kanë cilësuar vendimin si të një anshëm, ndërsa kanë vazhduar me akuzat ndaj gjyqtarit të kësaj ndeshjeje Mentor Sopjani, i cili sipas tyre irritoi qindra tifozë pukjanë me gjykimin e tij.
Vendimarrësit lokal i kanë kërkuar FSHF-së dhe Komisionit të Apelit të marrë në shqyrtim qëndrimin ekstrem të Komisionit të Disiplinës.
Ndërkohë është kërkuar që të zhvillohen protesta masive të tifozëve pukjan para FSHF-së, por ka qenë kreu i Bashkisë së Pukës Rustem Struga, i cili ka kërkuar nga tifozët që të presin vendimin e organeve ndërkombëtare të futbollit, i cili iu është bërë i ditur dhe do të shpallet brenda 5 ditësh. (a.r/news24/balkanweb)